Botë
Covid-19, 9 të vdekur dhe 87 raste të reja në Kosovë
03.09.2020 19:03
Brenda 24 orëve të fundit, Kosova raportoi për 9 raste të vdekjeve nga SARS CoV-2...
Kjo shifër e rriti në 548 numrin e vdekjeve në total. Edhe përkundër faktit që numri i viktimave vazhdon të jetë i lartë, u vërejt një rënie e ndjeshme e të infektuarve të rinj.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 459 mostra, prej të cilëve rezultojnë 78 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 13.791. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe 190 pacientë që e rriti në 10.113 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht numri i rasteve aktive në Kosovë, është 3.130.
