Botë
Covid-19, rritje shqetësuese në shumë shtete
03.09.2020 19:27
Teksa në shumë shtete duket se pandemia po shkon drejt zbutjes, në shumë të tjera vërehen shifra shqetësuese...

Izraeli regjistroi rritje rekord të rasteve brenda një dite duke tejkaluar shifrën prej 122 mijë në total. 3.073 raste të reja në 24 orët e fundit, shënojnë numrin më i lartë ditor në Izrael që nga fillimi i pandemisë.
Në Rusi u regjistruan 4.955 raste të reja dhe e 114 vdekje në 24 orët e fundit. Edhe numri i të shëruarve në një ditë është i lartë dhe sot ishte 5.766. Gjatë 24 orëve të fundit edhe në Kroaci janë regjistruar 369 raste të reja. Tre pacientë e kanë humbur jetën.
Meksika ndërkohë është vendi ku kanë humbur jetën më shumë punonjës shëndetësorë nga Covid-19. Janë 1.320 të tillë që humbën jetën të infektuar derisa ishin në krye të detyrës. Autoritetet meksikane janë akuzuar e përballur me protesta të punonjësve shëndetësorë që akuzojnë se pajisjet personale mbrojtëse janë të pamjaftueshme.
Në SHBA ka 1.077 punonjës shëndetësorë që kanë humbur jetën , në Britani të Madhe 649 dhe në Brazil 634.
