Botë

Të paktën 15 të vdekur në rrëshqitjet e dheut gjatë vërshimeve në Nepal, 40 ende llogariten të zhdukur

03.09.2020 21:18

Vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet monsune në Nepal në 24 orët e fundit...

Vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet monsune në Nepal në 24 orët e fundit sollën deri në vdekjen e të paktën 15 personave, ndërsa edhe dhjetëra të tjerë llogariten të zhdukur, kumtuan sot autoritetet në këtë shtet, njofton DPA.

Më i prekur është fshati Dorpatan, në pjesën qendrore të vendit, ndërsa zëvendëskprefekti, Karmati Pun Magar, deklaroi se janë në kërkim pas më shumë se 40 personave për të cilët besohet janë zhdukur.

“Numri i të zhdukurve mund të rritet, sepse ne ende po mbledhim informacione nga familjet dhe fqinjët e tyre”, deklaroi Magar për agjencinë gjermane./mia