Botë
Në Japoni temperaturë rekorde në shtator prej 40,4 gradë
03.09.2020 21:46
Temperatura prej 40.4 gradë Celsius janë matur në qytetin qendror japonez Sanjo...

Temperatura prej 40.4 gradë Celsius janë matur në qytetin qendror japonez Sanjo, i cili është rekord kombëtar për shtatorin.
Agjencia meteorologjike e Japonisë tha se temperaturat e larta në prefekturën Niigata mund të jenë sjellë nga era Foen – erë e ngrohtë dhe e thatë, njoftoi agjencia e lajmeve Kjodo.
Kjo është hera e parë që temperatura në Japoni në shtator tejkalon 40 gradë Celsius.
Rekordi i mëparshëm prej 39.7 gradë Celsius ishte në Kumagai, në prefekturën Saitama, afër Tokios, më 2 shtator të vitit 2000./mia
