Maqedoni

Parashikimi i motit

04.09.2020 09:02

Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale dhe më i freskët....

 Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale dhe më i freskët. Do të fryjë erë e përforcuar, përkohësisht e fuqishme veriore e cila në disa vende do të tejkalojë shpejtësinë prej 70 km/orë.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 21, ndërsa ajo e ditës prej 23 deri 31 gradë.
 
Në Shkup, kryesisht mot me diell me erë të përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 17, ndërsa ajo e ditës deri 26 gradë.
 
Sinoptikanët paralajmërojnë për ditët në vijim mot me diell, por me mëngjese më të freskëta. Temperatura e mëngjesit prej të dielës do të jetë në rritje.