Botë
Nato takohet për të diskutuar rastin e helmimi i liderit opozitar rus Navalny
04.09.2020 09:31
Vendet anëtare të NATO-s do të mbajnë një takim të veçantë sot...

Vendet anëtare të NATO-s do të mbajnë një takim të veçantë sot, për të diskutuar helmimin e liderit rus të opozitës, Alexei Navalny.
Aleanca ushtarake perëndimore, prej 30 anëtarësh, pritet që zyrtarisht t’i bëjë thirrje Rusisë për të kryer një hetim të plotë dhe transparent, por ndonjë masë më konkrete nuk ka gjasa të njoftohet menjëherë.
Gjermania më 2 shtator, tha se testet siguruan “prova të qarta” se kritiku i Kremlinit ishte helmuar me agjentin nervor Noviçok dhe kërkon nga partnerët e saj të BE-së dhe NATO-s, një reagim të përbashkët kundër Rusisë. Kancelarja Angela Merkel e përshkroi rastin e Navalnyt si një “vrasje në tentativë nga helmimi”.
BE po shqyrton sanksione të mundshme ndaj Rusisë. Edhe Kongresi amerikan i beri thirrje administratës së presidentit Donald Trump, të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
