Botë
Sulm i armatosur në Nigeri, 22 të vdekur
04.09.2020 10:00
Të paktën 22 persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm i armatosur në shtetin e Nigerisë....

Të paktën 22 persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm i armatosur në shtetin e Nigerisë.
Shumica e viktimave janë nga grupe vigjilente lokale dhe oficerë policie.
Koordinatori i sigurisë i shtetit, koloneli në pension Kabiru Muhammad Maikundi, tha se personat e armatosur mendohej se kishin planifikuar të rrëmbenin banorët kur mbërritën me motorë në qytetin e Dukku në zonën e Rijau.
Anëtarët e grupit vigjilent të cilët janë formuar për të mbrojtur banorët u vranë më pas në përleshjet me sulmuesit, shkruan BBC.
Shteti i Nigerisë është një nga disa shtetet në Nigerinë qendrore dhe veri-perëndimore ku bandat kriminale të armatosura shpesh kryejnë vrasje, plaçkitje dhe rrëmbime për shpërblim.
Përpjekjet e kombinuara të forcave të sigurisë dhe vigjilentëve lokalë nuk kanë arritur t’i japin fund dhunës deri më tani.
