Maqedoni

Vazhdon gjykimi për “27 prillin”, sot dëshmojnë deputetët

04.09.2020 10:32

Gjykimi për organizuesit e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend, vazhdon sot me marrjen në pyetje të dëshmitarëve...

Gjykimi për organizuesit e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend, vazhdon sot me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja e ish-kryeparlamentarit, Trajko Veljanovski.

Në gjykatë sot pritet të dëgjohen 15 deputetë. I pari dëshmoi Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE, pas tij dëshmojnë Trajço Dimkov, Ivan Stroillkoviq, Ljupço Dimkovski, Lilljana Kuzmanovska, Dragan Danev, Pançe Minov, Bllagoja Despotovski dhe të tjerë. 
 
Seanca paraprake e 26 gushtit, përfundoi me prezantimin e dëshmive materiale. Me propozim të Veljanovskit, në seancën e fundit më 26 gusht, u prezantua video material nga vazhdimi i mbledhjes konstituive të Kuvendit më 27 prill 2017. 
 
Rasti ndodhet në procedurës dëshmuese. Lëndën e udhëheq gjykatësi Ilia Tërpkov. Të akuzuar janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe i Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Risdtovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski, të cilët ngarkohen me veprën penale: “Rrezikim terrorist i rendit Kushtetues dhe sigurisë”.