Botë
Bisedimet Kosovë- Serbi në Uashington, pritet finalizimi i marrëveshjeve ekonomike
04.09.2020 10:56
Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara...

Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, do të vazhdojnë edhe sot bisedimet në Uashington.
Në ditën e pare, sipas Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, u zhvilluan bisedime “shumë të mira”. Pas ditës së parë të negociatave, presidenti serb, Vuçiq tha se atij iu paraqit një projekt marrëveshje gjatë takimit, e cila përmendte njohjen reciproke, por ai e refuzoi. Kryeministri Hoti ndërkohë, tha se është bërë progres drejt marrëveshjes përfundimtare.
Sot Hoti dhe Vuçiq do të takohen me presidentin Trump, i cili, sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë, do të jetë i pranishëm në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë dhe më pas do të ketë një takim trilateral.
Ndërsa Sekretari amerkan i Shtetit, Mike Pompeo do t`i pres në takime të ndara kryeministrin e Hoti dhe presidentin serb, Vuçiq.
