Botë

Afrikë e Jugut, numri i rasteve me COVID-19 arrin në 633.000

04.09.2020 11:30

Ministria e Shëndetësisë e Afrikës së Jugut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 2.420 raste...

Ministria e Shëndetësisë e Afrikës së Jugut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 2.420 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në mbi 633.000.
 
Në njoftim thuhet se 174 njerëz vdiqën nga virusi, duke e çuar numrin e viktimave në 14.563.
 
Autoritetet e Afrikës së Jugut njoftuan se numri i testeve të kryera tek personat e dyshuar për COVID-19 është 3,74 milionë, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 554.887.
 
Afrika e Jugut është vendi më i goditur nga virusi në kontinentin Afrikan dhe është e shtata në botë sipas numrit të përgjithshëm të rasteve.
 
Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën./Top Channel