Kulturë
“The Park Festival”, muzikë e art në Gostivar
04.09.2020 14:24
Nuk ishte vetëm dasma e Kërçovës, aktiviteti kulturor i këtyre ditëve...

“Park fest” po mbledh këto net në Gostivar qytetarët që iu gëzuan koncerteve e ekspozitave. Me performancat e Shpat Dedës dhe Tunës, mbrëmë u hap nata e parë e festivalit, me një numër të kufizuar të publikut pranë skenës, por të shumtë të tjerët që dëgjonin muzikën nga larg. Sonte përforcon “Orkestra Magical”, e drejtuar nga Emin Xhijan, që interpreton tema të filmave të njohur vizatimorë.
Nesër ka koncert grupi “Nokuat” dhe të dielën do të ketë një koncert edhe për adhuruesit e muzikës elektronike. Çdo natë prej orës 18 deri në orën 20 organizohen ekspozita dhe performanca të artistëve të rinj. Në natën e parë veprat e veta i ekspozoi artistja e re Enia Rashidi. “The Park Festival” organizohet nga produksioni “In Boks Entertejment” me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës dhe komunës së Gostivarit.
