Maqedoni
Hapja e çerdheve më 9 shtator, Shahpanska takoi drejtorët, u sqaruan dilemat
04.09.2020 14:37
Në prag të hapjes së çerdheve më 9 shtator, ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska...
Në prag të hapjes së çerdheve më 9 shtator, ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska, së bashku me përfaqësues nga MPPS, u takua me drejtorët e tyre nga i gjithë vendi. Në pajtim me protokollet, mund të bëhet pranimi vetëm i rreth 19.000 fëmijëve. Deri tani janë paraqitur rreth 14.500 fëmijë të cilët i kanë të dy prindërit në punë ose janë nga familje me një prind, por Shahpanska thotë se çerdhet kanë kapacitet të pranojnë edhe fëmijë tjerë. Ankesës së drejtorëve se kopshtet nuk kanë kuadro të mjaftueshëm, Shahpaska ju përgjigj se janë komunat ato që duhet ta menaxhojnë problemin.
“Komunat janë ato të cilat duhet ta menaxhojnë problemin dhe të gjejnë zgjidhje, në pajtim me konkludimin e miratuar në mbledhjen e parë të Qeverisë së RMV-së. Ka çerdhe të cilat kanë vende të lira në pajtim me protokollet, nuk kemi të dhëna për ndonjë çerdhe që nuk ka vend për pranim të fëmijëve. Kuptohet nëse çerdhet kanë kapacitet mund të pranojnë edhe të tjerë fëmijë që t’i mbushin vendet e lira, por në pajtim me protokollet.”,- deklaroi ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpanska.
Shahpanska gjithashtu sqaroi se cilët prindër janë të liruar nga puna pas konfizitetit të deklaratës së saj ditë më parë.
“Nuk ka ndryshime në masat e rekomanduara nga Qeveria, që do të thotë njerëz të sëmurë kronikë, nënat në pushim të lehonisë dhe nënat e fëmijëve nga 0 deri në 6 vjeç janë nën masën e mosshkuarjes në punë. Sipas dekretit të qeverisë më 8 korrik, prindërit e fëmijëve midis 6 dhe 10 vjeç - fëmijët e shkollës, ata u kthyen në punë.”,- tha Shpanska.
Shahpanska theksoi se nuk duhen dokumente shtesë për të regjistruar fëmijët në çerdhe. Si gjithmonë duhet vetëm një vërtetim se fëmija i ka marrë të gjitha vaksinat dhe një vërtetim nga pediatri që është në gjendje të mirë shëndetësore.
REJHANE BUSHI METAJ
