Maqedoni
Taravari: Qeveria, presion komunave që drejtohen nga ASh
04.09.2020 15:30
Aleanca për Shqiptarët akuzon qeverinë për presion mbi komunat që drejtohen nga kuadro të këtij subjekti, përkatësisht mbi komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Bogovinë. Sekretari i përgjithshëm i ASH-së thotë se qeveria ka vazhduar presionin agresiv antiligjor.

“Gati se nuk ka ditë që institucionet qeveritare mos bastisin në mënyrë brutale qeverisjen lokale në Gostivar, Vrapçisht dhe Bogovinë. Inspeksione të arsimit, polici financiare... Njëri fiton përshtypjen se gjithë kriminaliteti në Maqedoni është i përqendruar në Pollogun e ASh-së. Ne prisnim që të gjendet valixhja e Bokit me 1.5 milionë euro, apo të zgjidhet rasti i “Maxhar Telekomit”.”,- tha kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Ai tha se nuk janë kundër kontrolleve të inspektorateve, por ato duhet të shkojnë edhe në komunat e menaxhuar nga BDI-ja, siç është Tetova, ku ka mbi 500 të punësuar. ASh paralajmëroi se do të njoftojë përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë për presionin, që sipas tyre u bën qeveria. Nuk do të bien pre presioneve, pasi siç thonë veprimtaria e tyre është mision dhe jo politikë ditore.
SHPËTIM NUREDINI