Maqedoni

Shkollat nisin punën më 1 tetor, platforma online ende po testohet

04.09.2020 15:47

Një muaj pa filluar shkollat, ende nuk është gati platforma me të cilën do të mësohet online....

Për momentin platforma nacionale po testohet. Në rrjedhë është trajnimi i mësimdhënësve, kurse orët për tetor dhe nëntor janë regjistruar. Mësuesit me sëmundje kronike që janë në rrezik shëndetësor mund të lirohen nga puna dhe do të jenë në gjendje të japin mësim online në shtëpi në vend të shkollës. Ministrja Carovka është e bindur se të gjithë nxënësit do të kenë qasje në platformë dhe viti shkollor do të startojë suksesshëm.
 
“Interfejs do të prezantohet me të gjitha përgatitjet, me çka më shumë qytetarë në shtet do ta kenë të qartë se si  do të duket. Edhe fëmijët, prindërit dhe arsimtarët do të ekspozohen më herët në atë platformë. Nga ai moment, fillon edhe trajnimi intensiv me ekipin që do të shpjegojë platformën e të gjitha shkollave. Gjithsesi se nuk do të arrijmë që të gjithë në një moment të kenë cilësi të njëjtë të dijes përmes platformës, por nëse ajo do të jetë e thjeshtë, mendoj se arsimtarët shumë shpejtë do të përshtaten dhe do të kemi mësim të mirë në vitin shkollor 2020/2021.”,- deklaroi ministrja e Arsimit, Milla Carovska.
 
Edhe komunat po kërkojnë zgjidhje se si do të sigurojnë qasje në mësimin online për secilin nxënës. 
 
“Në kushte të jashtëzakonshme, nuk kemi mundur të gjejmë mënyrë të përkryer, por kemi gjetur mënyrë mjaft të mirë për fillim të vitit shkollor. Për mua është shumë më e rëndësishme në këtë moment që ne si BNJVL të sigurojmë edhe analitikë të mirë të statusit social të secilit nxënës, për shkak se jo të gjithë nxënësit kanë kushtet për të qasje deri te pajisjet teknike për ndjekje të mësimit online.”,- u shpreh kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
 
Shkollat deri më 10 shtator do të duhet ta lajmërojnë Ministrinë se si ato do të zhvillojnë procesin mësimor, me prani fizike apo online. Fjalën përfundimtare pastaj do ta thotë Komisioni për Sëmundje Infektive, e atëherë do të kemi një pasqyrë më të qartë se si do të zhvillohet mësimi nga 1 tetori.
 
ERSAN PAJAZITI