Maqedoni
"Dhuna në Kuvend", dëshmojnë ish deputetët e VMRO-DPMNE-së
04.09.2020 16:05
Në seancën gjyqësore për organizatorët e dhunës së 27 prillit në Kuvend dëshmuan...

Në seancën gjyqësore për organizatorët e dhunës së 27 prillit në Kuvend dëshmuan ish deputetë nga përbërja e mëparshme parlamentare të propozuar nga mbrojtja e Trajko Veljanovskit. I pari që dëshmoi është Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE, që tha se nuk ka pasur dijeni për ndonjë lloj plani për dhunë dhe se qytetarët vetvetiu janë organizuar për shkak të paralajmërimeve për platformën e Tiranës.
"Kishim koordinim për aktivitete në rrjedhë, për funksionimin e grupit parlamentar, por askush nga partia nuk diskutonte në temën "dhunë"”, - deklaroi Micevski.
Edhe deputeti, Panço Minov, tha se nuk ka pasur njohuri për rrezikim të rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit. Dragan Danev deklaroi se ish kryeparlamentari nuk e ka shkelur rregulloren për punë të Kuvendit.
Edhe mbrojtja e Veljanovskit thotë se ai ka vepruan në bazë të rregullores për punë të Kuvendit.
“Mundësi që ta ndërpresë nga vendi i tij nuk ka pasur, atë e sqaroi edhe zotëri Micevski. Një mundësi e tillë, kur ka hyrë në aplikim, as ai nuk e dinte. Edhe sot, zotëri Talat Xhaferi edhe atëherë Veljanovski rreth fjalimit eventual për tema të tjera politike dhe jo ajo që është procedurale, replikë apo kundër-replikë, përveç përkujtimit për kohën e mbaruar të fjalimit, nuk ka ndodhë të dislokojë apo ta ndërpresë.”,- tha avokati mbrojtës, Elenko Millanov.
Të akuzuar për organizimin e ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit në Kuvend janë Trajko Veljanovski, ish ministrat, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski. Ata akuzohen për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.
FLORIJE BELULI KAMBERI
