Maqedoni

Covid-19, 3 të vdekur, 109 raste të reja e 89 të shëruar

04.09.2020 16:51

Pas një dite pa viktima, në 24 orët e fundit 3 qytetarë humbën betejën me Covid-19.....

Pas një dite pa viktima, në 24 orët e fundit 3 qytetarë humbën betejën me Covid-19. Viktimat janë një 64-vjeçar nga Kërçova, një 61-vjeçar nga Shkupi dhe një paciente 70-vjeçare nga Makedonski Brodi. Të tre ndërruan jetë në spital. Pak më i ulët se dje numri i të infektuarve të rinj. Në 24 orët e fundit, nga gjithsej 1486 teste të bëra, 109 persona kanë rezultuar pozitiv, prej të cilëve: 40 nga Shkupi, 12 nga Prilepi, 10 nga Kumanova, 7 nga Ohri, 6 nga Manastiri dhe Tetova, 4 nga Struga e Kërçova, 3 nga Shtipi dhe Kavadari. Qytetet e tjera regjistruan nga 2 ose një të infektuar të ri. 
 
Shumë i ulët ndërkohë në krahasim me një ditë më parë numri i atyre që fituan betejën me virusin. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 89 pacientë të shëruar. Numri total i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë është rritur në 609. Numri aktual i rasteve aktive është 2208, 12054 janë shëruar.