Maqedoni

Shtrenjtimi i energjisë elektrike, vazhdojnë protestat në disa qytete

04.09.2020 17:54

Kanë vazhduar edhe sot protestat kundër vendimit të KRRE-së dhe kundër EVN-së me të njëjtat kërkesa...

Kanë vazhduar edhe sot protestat kundër vendimit të KRRE-së dhe kundër EVN-së me të njëjtat kërkesa: Institucionet të tërheqin vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
 
Gjatë ditës u protestua në Gostivar, në orën 19 protesta mbahen edhe në Tetovë dhe në Shkup para qeverisë.
 
“Ju bëjmë thirrje institucioneve relevante që të kryejnë trysni ndaj KRRE-së që ta tërheq këtë vendim. Të anulohet vendimi i Këshillit Rregullator për Energjetik për rritjen e çmimit për energji elektrike dhe të ulet për 20%. Të anulohet monopoli i shërbimeve të kompanisë EVN dhe të përmirësohet sjellja e tyre jokorrekte ndaj konsumatorit. Të zhbëhet Komisioni Rregullator për Energjetikë, organ që i shërben interesit të grupeve të biznesit dhe të krijohet një grup i pavarur arbitrar në shërbim të qytetarëve për të verifikuar cilësinë e shërbimeve elektrike.”,- deklaroi anëtari i Këshillit Organizativ- Gostivar, Selajdin Abduli.