Maqedoni
ASh akuzon qeverinë se po përpiqet të blejë deputetë për të përforcuar shumicën e brishtë parlamentare
04.09.2020 18:37
Qeveria vendosi që më 9 shtator çerdhet të fillojnë me punë e nxënësit të nisin mësimin prej më 1 tetor...

Nga klasa e parë deri në të tretën, mësimi do të jetë me prezencë fizike në të gjitha shkollat. Në të tjerat, prezent nxënësit do të jenë atje ku ka kushte.
Në shkollat ku kushtet mungojnë, nxënësit do të vazhdojnë të mësojnë online. Qytetarët e anketuar nga TVM2 kanë vlerësime të ndara për këto vendime.
“Secila bankë të ketë xhama dhe të jenë pa maska.”,- u shpreh një qytetar.
“Shkollat nuk i lejojnë kafet, por s’ka gjë, më mirë të shkojnë fëmijët në shkollë, se fëmijët si do të mësojnë kështu, ata do mbesin të prapambetur, do mbesin për askund.”,- tha një qytetar.
“Nuk do të jenë të sigurt, më mirë të mësojnë nëpër shtëpi. Sipas gjendjes që e kemi tani, më mirë të mësojnë nëpër shtëpi sipas mundësive që i kanë. Nuk Është e sigurt, pasi shteti nuk të garanton asgjë se çfarë më tutje.”,- theksoi një qytetar.
“Mësimi online nuk është i mirë. Një përqindje e vogël mund ta kapë atë, se edhe kur janë në klasë nuk e kapin mësimin siç duhet, e lëre më kjo, është e paktë.”,- u shpreh një qytetar.
“Më mirë është në shkollë se online, krejt nga e prapa kanë shkuar sivjet.”,- potencoi një qytetar.
Por të gjitha ndryshimet në procesin arsimor kërkojnë ndryshime ligjore, prandaj Qeveria tashmë i ka propozuar Kuvendit që të realizojë ndryshime të Ligjit të arsimit fillor dhe të mesëm.
Ende nuk është caktuar seanca për këto ndryshime. Kuvendi pret partitë të vendosin.
GYLTENE SINANI
