Botë

Covid-19, tre viktima dhe 119 raste të reja në Kosovë

04.09.2020 19:04

Në Kosovë u konfirmuan këtë të premte edhe tre raste të vdekjes me Covid-19...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton gjithashtu se në 24 orët e fundit janë edhe 119 raste të reja që rezultuan nga testimi i 474 mostrave.

Gjithashtu u regjistruan edhe 187 pacientë të shëruar. Me shifrat e fundit, numri total i të infektuarve në Kosovë shkon në 13,910.

Prej tyre, 551 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa 10,300 janë shëruar. Aktive mbeten edhe 3,059 raste.