Mjekët: Inçizimi i shpeshtë përmes temografis i dëmshëm
Të dhënat nga “Termini im” pohojnë se më shumë se 42 mij pacient brenda një viti kanë bërë incizim të trupit përmes temografis kompjuteristike me qëllim që të marrin diagnozë shëndetësore........

Është alarmante se 116 pacient incizimin KT e kanë bërë më shumë se pesë herë në periudhë prej 12 muajsh, ky fakt është shqetësues marë parasysh ndikimin e dëmshëm të rrezeve rendgen thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Efektet e dëmshme të tyre tek pacientët dhe personeli shëndetësor vërehen pas disa vitesh dhe fillojnë të merren masa intensive për mbrojtje. Rrezet Rendgen shkaktojnë këputje të lidhjeve mes molokulave gjë që vjen deri tek dëmtimi I qelizave dhe indeve. Efekti negative ndikon në dëmtimin e lëkurës, kockave, dëmton syrin dhe kapilaret si dhe është shkaktar I përhapjes së leukemis dhe kancerit” – tha Jovanka Kosotvska nga Ministria e Shëndetësisë.
Mjekët apelojnë që qytetarët të mos insistojnë të bëjnë incizim të panevojshëm. Gjithashtu nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë thirrje që mjektët të mos i dërgojnë pacientet pa nevoj të bëjnë incizimin KT përmes rrezeve rendgen, vetëm kur është në pyetje jeta e një pacienti.
Kohën e fundit ka pasur raste kur pacient pa nevoj thjesht me vet dëshirë kanë dashur të bëjnë incizim dhe ua kanë marrë terminin pacienteve të cilët metëvertet kanë qenë të detyruar ta bëjnë. (Rina Turkeshi – Saiti, TVM2)
