Botë

Rama: ’Asnjë tradhëti burra’, vazhdon rruga për njohjen

04.09.2020 20:01

Mejëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë...

Mejëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar kryeministri shqiptar  Edi Rama.
 
Përmes tre postimeve të njëpasnjëshme në Tëitter, Rama shkruan: “ASNJË TRADHTI BURRA! Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër! Keqardhje që u humb kaq kohë për t’u dakordësuar me Shengenin Rajonal, si një projekt ambicioz me interes kombëtar zhvillimi përmes rritjes së bashkëpunimit, e si një shtysë më shumë për integrimin evropian të shteteve tona . Po më mirë vonë se kurrë, edhe falë Amerikës mike.
 
Njohja e Kosovës nga Izraeli është fruti fantastik i kësaj marrëveshjeje me potencial të madh zhvillimor, po edhe shembull për të gjithë që lufta për paqen përfundimtare me Serbinë nuk bëhet as me shpata virtuale kundër Beogradit, as me damkosje digjitale tradhëtarësh imagjinarë!”