Botë
Meta: Hap i rëndësishëm në funksion të paqes e stabilitetit
04.09.2020 20:24
Pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë...

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë ka reaguar presidenti Ilir Meta.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan:“E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të negociuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump! Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë!”
