Maqedoni

Shtrenjtimi i energjisë elektrike, vazhdojnë protestat në disa qytete

04.09.2020 20:49

Vazhduan protestat në Shkup, Tetovë Gostivar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike...

Vazhduan protestat në Shkup, Tetovë  Gostivar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, në Shkup u protesua para qeverisë.
 
"Prej KRRE kerkojmë të bëjë  dy punë para se të bëhej nga parlamenti i RMV-së . Ajo është anulimi  i 7%-it që tan i kanë zgjedh si dhe zbritjen e cmimit të rymës elektrike për 33%. Pas kësaj kërkojmë nga parlamenti i RMV që të propozoj ligj edhe të vendosinpër votim të ligjit për cbërje të këtij komsioni famëkeq", u shpreh organizator i protestës në Shkup, Marjan Ristevski.
 
"Qytetarët paguajnë shumë të lartë të energji elektrike. Kanë llogari që duhet pagujjnë para 20 viteve, të cilat janë llogari të ngarkuara me shërbime ligjore, noteriale dhe përmbarimore. Ne nuk do ta lejojmë atë", theksoi protestuesi. 
 
Në Tetovë protestuesit në mënyrë simbolike sollën një thes me para për EVN-së. 
 
U protestua edhe në Gostivar.
 
"Ju bejm thirrje institucioneve relevante që të kryejnë trysni ndaj KRRE-së që ta tërheq këtë vendim. ..Të anulohet monopoli  I shërbimeve të kompanisë EVN dhe të përmirsohet sjellja e tyre jokorekte ndaj konsumatorit. Të zhbëhet Komisioni Regullator për energjitikë", u shpreh Selajdin Abduli, këshillitorganizativ- Gostivar. 
 
Deri sa ta arrijnë këtë, protesuesit thonë se nuk kanë ndërmend ti ndalin protestat.
 
SEDAT SELIMI