Kosovë, institucionet mirëpritën marrëveshjen

05.09.2020 12:50

Në Kosovë udhëheqës institucionesh e partish politike....

Në Kosovë udhëheqës institucionesh e partish politike në pushtet mirëpritën marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Hashim Thaçi thotë se  Kosova beson në udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në vizionin e Ëashingtonit, meqë “gjatë gjithë historisë së Kosovës kjo i ka sjellë vetëm përfitime, si çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, themelimin e ushtrisë që do të përfundojë me integrimin në NATO, si dhe tash edhe zhvillim ekonomik”.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se Kryeministri dhe Qeveria, me maturi e përkushtim, në pak javë, arritën ta ribëjnë Kosovën partner të besueshëm të aleatëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE, prandaj ky Kryeministër dhe Qeveria e tij meritojnë mbështetje në rrugëtimin që kanë nisur”, tha  Mustafa.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e përshëndeti marrëveshjen rreth së cilës kishte shprehur dyshime për shkak të përfshirjes së çështjes së liqenit të Ujmanit që ndodhet në veriun e Kosovës.

Nisma Socialdemokrate tha se “marrëveshja që parasheh investime miliardëshe në shumë fusha” është e mirëpritur për Kosovën.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës në opozitë kritikoi delegacionin e Kosovës për humbje të mundësisë për një marrëveshje përfundimtare që siguron njohjen e ndërsjellë dhe ulësen në OKB “Marrëveshjet që nuk parashohin njohje të ndërsjellë, nuk ofrojnë zgjidhje të problemit mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.