Rama: Asnjë tradhëti burra, vazhdon rruga për njohjen

05.09.2020 13:59

Lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë....

Lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar edhe  kryeministri shqiptarë,  Edi Rama.

Përmes tre postimeve të njëpasnjëshme në Tuitter, Rama shkruan: “ASNJË TRADHTI BURRA! Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër! Keqardhje që u humb kaq kohë për t’u dakordësuar me Shengenin Rajonal, si një projekt ambicioz me interes kombëtar zhvillimi përmes rritjes së bashkëpunimit, e si një shtysë më shumë për integrimin evropian të shteteve tona . Po më mirë vonë se kurrë, edhe falë Amerikës mike.”