“Covid 19”, 127 raste të reja, 95 të shëruar, 5 viktima
Gjatë 24 orëve të fundit në vend prej 1547 testime të realizuara....

Gjatë 24 orëve të fundit në vend prej 1547 testime të realizuara, 127 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Prej tyre numri më i madh i personave të infektuar janë nga Shkupi, më pas vijon Kumanova me 11 raste, Gostivari me 10, Prilepi me 8 raste, Delçeva me 7 raste, Struga, Strumica dhe Kriva Pallanka me nga 5 raste, Ohri me 4 raste, nga tre raste janë paraqitur në Gjevgjeli, Probishtip, Pehçevë, Berovë, në Koçan dhe Kërçovë nga 2 raste dhe Velesi, Makedonski Brodi, Manastiri, Dibra, dhe Kratova me nga 1 rast.
Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 95 pacientë të shëruar, prej tyre 37 nga kryeqyteti.
Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se në 24 orët e fundit 5 pacientë e kanë humbur betejën me virusin korona.
Deri tani virusi korona ka marrë jetën e 614 personave.
Në Klinikën Infektive kujdes mjekësorë pranojnë 89 persona, 47 prej të cilëve janë në oksigjeno terapi, ndërsa në Spitalin “8 Shtatori” janë të shtrirë 24 pacientë, 2 prej të cilëve në aparat për frymëmarrje artificiale.
