MPB, zbulon 48 kilogramë drogë në një fshat të Prilepit
Rreth 48 kilogramë drogë janë konfiskuar....

Rreth 48 kilogramë drogë janë konfiskuar, ndërsa tre persona janë arrestuar mbrëmë në aksionin policor në fshatin Debresht në Prilep.
Me urdhër të Gjykatës themelore Prilep, janë kryer bastisje në tre lokacione në fshatin Debresht dhe janë konfiskuar dy automjete, Mercedes dhe Golf.
Të arrestuarit sot do të dërgohen para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën themelore Prilep.
Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski deklaroi se Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me masat dhe aktivitetet intensive për shkatërrimin e tregtisë ilegale me drogë, si dhe lloj tjetër të krimit.
“Në koordinim me prokurorinë e Prilepit mbrëmë në rrethinën e Prilepit kanë konfiskuar rreth 15 kilogram hashish dhe rreth 33 kilogramë marihuanë, ndërsa për këtë janë arrestuar tre persona. Mbrëmë rreth ores 20:00 në drejtimin rrugor nga Prilepi për në fshatin Debresht në afërsi të varrezave të qytetit është privuar nga liria personi nga fshati Debresht, tek i cili janë gjetur rreth 48 kilogram drogë. Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve plotësuese është privuar nga liria edhe një person nga Debreshti, privimi ka ndodhur në Prilep dhe është konfirmuar se ky person është organizator i transportit të drogës” – deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.
