Cilësia dhe siguria e ushqimit, ekespertët: Kontroll më i madh nga institucionet

05.09.2020 16:09

Ushqimi në vend relativisht konsumohet i sigurt dhe cilësor...

Ushqimi në vend relativisht konsumohet i sigurt dhe cilësor, por nuk ka kontroll të mjaftueshëm mbi importet, thonë ekspertët.

Ata kërkojnë inspektime më të rrepta veçanërisht në kufijtë e Maqedonisë por edhe në fabrikat e ushqimit në vend. Sipas ekspertëve, ka laborator por ata nuk kanë kapacitet, sepse ka një numër të madh të prodhuesve dhe është e pamundur të kontrollohen të gjitha.

“Bëhet fjalë për importimin e materialeve të ndryshme. Fabrikat e ushqimit gjithmonë do të duan të importojnë ose përdorin lëndë të parë më të lirë për të marrë një produkt më të shtrenjtë. Ky është interesi i industrisë, nga ana tjetër interesi i shtetit duhet të jetë jofitimprurëse, dmth shëndeti i qytetarëve. Prandaj them që ato inspektime duhet të jenë më rigoroze” – tha Vladimir Kakurinov, profesor i Qendrës për konsultim dhe trajnim.

“Është e diskutueshme për ushqimin që importojmë, ne nuk e dimë mënyrën e importimit, nuk kemi depërtim, nuk dimë si ta kontrollojmë atë, ne e dimë se si nuk mund ta gjurmojmë dhe nuk dimë se çfarë cilësie hamë”. – deklaroi  Xhingiz Jashar,  prof.dr. në Universitetin e Shtipit.

Disa nga ekspertët thonë se ushqimi në vendin tonë është cilësor dhe i sigurtë dhe prodhohet në mënyrë tradicionale.

“Sipas mendimit tim personal ushqimi në Ballkan është i sigurtë dhe trendet që mbizotërojnë në botë ende nuk ndiqen. Ushqimi që prodhohet në vendin tonë prodhohet në një mënyrë tradicionale.” – theksoi Biljana Lonçar,  bashkëpuntërore kërkimore në Universitetin teknologjik të Novi Sad.

Agjencia e Ushqimit shpesh pretendon se ushqimi në vend është i sigurt, por kjo nuk mund të provohet, me vetëm dy përqind të mostrave të kontrolluara.

Një problem shtesë është se nuk ka sanksione rigoroze për prodhuesit që shesin produkte në treg me deklarata të paverifikuara.

Këto janë përfundimet e Konferencës Ndërkombëtare për Cilësinë dhe Sigurinë e Ushqimit, Shëndetit dhe ushqyerjen, i cili u mbajt në Ohër. (Ilmije Zhaku, TVM2)