Sëmundja e autizmit, Geci: Prindërit të mos e fshehin, sepse dëmi mbi ata
Dëgjesa e para prindërore për Autizmin ishte eventi i parë i organizuar në Tetovë...

Dëgjesa e para prindërore për Autizmin ishte eventi i parë i organizuar në Tetovë nga shoqata “Fluturo për Jetën”, një event që deri më tani nuk është para në Maqedoninë e Veriut.
Organizatorja e këtij eventi Jona Geci për TVM2 tha se ky event ka për qëllim që të informojë të gjithë lidhur me sëmundjen e autizmit.
Geci tha se prindërit duhet ta pranojnë sëmundjen e autizmi dhe mos e fshehin të njëjtën, pasi sipas saj, i gjithë dëmi dhe brengat do të bien mbi familjet e tyre.
“Tani ne kemi sjellë një evetn të ri për herë të para në Maqedoninë e veriut,bëhet dëgjesa e para prindëror për autizmin. Është një temë e ndjeshme një temë për të cilën pakë flitet,sidomos kurrë kemi të bëjmë me prindërit, me rrëfimet e tyre e sidomos,kurë kemi të bëjmë me kauza që i bënë prindërit ta pranojnë autizmin dhe të themi që mos ta fshehin, mos fshehin fëmijët e tyre pasi në fund të ditës,dëmi do të bie mbi ato familje,dhe mbi ato fëmijë” – tha Fatjona Geci nga shoqata “Fluturo për Jetën”.
Përndryshe, mbrëmë në Tetovë, Shoqta “Purpura” së bashku me qendrën e Autizmi “Fluturo për jetën” kanë organizuar një ekspozitë të piktorit tetovar, Nevzat Bejtulli KICA, të frymëzuar nga fëmijët e spektrit të Autizmit dhe një koncert me violinë nga artisti Shkelzen Pajaziti. (Visar Sadiki, TVM2)
