4 vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, përurohet libri "Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Tereza"

05.09.2020 17:23

Me rastin e katër vjetorit të shënjtërimit të Nobelistës shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu "Nënë Tereza"...

Me rastin e katër vjetorit të shënjtërimit të Nobelistës shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu "Nënë Tereza", u bë  përurimi i librit "Gonxhe Bojaxhiu -Nënë Tereza": "E deshta tjetrin me dashurinë e hyjit" , nga autori Anton Nikë Berisha.

Promovimi i librit si mesazh ka simbolikën e mesazhit të Nënë Terezës, se kjo botë nuk është e uritur vetëm për bukë por edhe për dashuri.

“Gonxhja jonë sot është shënjtore që e nderon kombin dhe,kësaj,lënda me të cilën ajo e arriti këtë famë është modestia,dashuria dhe bamirësia.... E duke qenë sot në përvjetorin e katër të shënjtërzimit të sajë dhe duke e kujtuar 11 shtatorin dëshirojmë të përçojmë mesazhin se kjo botë ka nevojë për dashurinë dhe zemrën e Nënës Terezë që tashmë është sublimuar në këtë doracak të përgaditur nga prof.Anton Nikë Berisha” – tha Drejtori i ITKSH-së, Skender Asani.

“Puna e parë është se për herë të parë flitet në mënyrë të drejpërdrejtë edhe mbi tekstet që i ka lënë Nëna Terezë.Janë tekste nga të cilat në bazë të analizës dalin gjitha mendimet që janë brenda. E dyta, këtu janë shfrytëzuar librat më të rëndësishëm që kanë qenë në gjuhën italianë dhe gjuhët që di unë e që janë shkruar për Nënë Terezën” – deklaroi autori, Nikë Berisha.

“Autori ka dashur të na përgadit për një lëxim kreativ të teksitit duke i dhënë profil, profilit jetësor e shpirtëror të Nënë Terezës. Trajtat e një mendimi të gjallë që në vetvete ka sensin për të zbuluar hynoren në veprimet e kësaj gruae të madhe të njerëzimit” – u shpreh redaktori, Emi Azemi.

“Përmes saj afirmohemi të gjithë ne si një shoqëri, pa dallim të përkatësisë nacionale dhe fetare. Ne jemi krenar që e kemi bashkëqytetaren tonë si përfaqësuese në botë dhe me të idenentifikohemi” – theksoi Dimçe Petrushevski, nga Shoqata shkupjane "Nëna Terezë".

"Ky thellim në këtë hulumtim shkencorë nuk ka se si të bëhet më hynorë dhe më i drejtë se sa nëpërmjet kontributit tonë për jetën dhe veprën e të shejtës Nënë Tereza. Do kishte thënë Niçe që kombet nuk vlersohen aq shumë për nga numri i njerëve të mëdhenjë që kanë por nga por nga mënyra si sillen dhe si I trajtojnë ato njerëz që i kanë në gjirin e kombit” – nënvizoi Kryeministri i parë i vendit, Artan Grubi.

Kjo datë shënon edhe 23 vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës.Shënimin e këti përvjetori e dallon fakti se vjen pas rivendosjes së pllakës përkujtimore në sheshin e Shkupit dhe kjo paraqet arritje historike.

Me këtë Gonxhe Bojaxhiu është kthyer përfundimisht në identitetin e sajë autokton dhe gjurmët e sajë tani më janë të dukshme në epiqendrën e Shkupit u tha me këtë rast.

Botues i këtij doracaku është Instituti i trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të Shqipatrëve, ndërsa u finansua nga Ministria e Arsimit dhe Shkëncës. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)