Grubi: ASH akuzat ti paraqesë në institucione
Akuzat e Aleancës për Shqiptarët për presion mbi komunat...

Akuzat e Aleancës për Shqiptarët për presion mbi komunat që drejtohen nga kuadro të këtij subjekti, janë vetëm përpjekje për ta defokusuar dështimin nga humbja e zgjedhjeve vlerëson zv.kryministri, Artan Grubi.
Sipas tij akuzat që kanë duhet t’i denoncojnë pranë institucioneve përkatëse.
“Çfarë do akuza që kanë duhet t’i denoncojnë pranë institucioneve përkatëse dhe jo në media dhe të ngrisin procedurë. Besoj se kjo është një përpjekje për shmangie të opinionit publik dhe defokusim nga dështimi në zgjedhjet e kaluara dhe sukseset fillestare të kësaj qeverisje” – tha Zv. Kryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi.
Seancat “on-line”, Grubi:Duhet ta ndihmojmë punën e kuvendit
Lidhur me kundërshtimet e opozitës për mbajtjen e seancave “on-line” dhe votimit nga distanca, Grubi me përgjigje: “Duhet ta ndihmojmë punën me kushtet të cilat na imponon pandemia me ‘Covid19’, ashtu funksionon edhe qeveria edhe parlamentet e vendeve rreth nesh dhe të vendeve të BE-së, andaj vlerësoj se edhe opozita duhet ta gjen veten në mbrojtje të shëndetit publik, së pari të deputetëve, por edhe të gjithë qytetarëve për të krijuar kushte që të funksionojmë në mënyrë normale pa cënuar shëndetin e asnjërit nga ne”.
Ditë më parë ASh dhe VMRO-DPMNE u deklaruan kundër mbajtjes së seancave “on-line”, pasiqë kreu i kuvendit njoftoi se po shqyrtohet një mundësi e tillë. (Naim Ramadani, TVM2)
