Familja Saliu pa kulm mbi kokë, kërkon ndihmë
Sulmet e shpeshta në zemer bëjn që Xhemil Saliu të mos siguroj para për të paguar qeran e shtëpisë dhe vazhdimisht të lëviz nga një shtëpi në tjetër.....

Në shtëpin ku kanë banuar herën e fundit pronari është dashur të shes, ndërkohë ata në munges të të hollave, janë detyruar të rrin në Parkun e Çairit.
“Erdhi prej jash e nxori shtëpin në shitje dhe ne e kishim patjetër të dilnim deshtëm s’deshtëm, ne shkuam në parkun e Cairit, nuk kishim ku të shkojmë dhe një i njoftur na futi në këtë dyqan për pak kohë dhe mbetëm” – tha e shoqja e Xhemailit, Gjyltene Saliu.
Në këtë dyqan në lagjen Fushë Topan, vazhdojnë të jetojnë por së shpejti edhe prej aty duhet të largohen. Ku të shkojmë me dy fëmijët pyesin veten në ankth familjarët.
“Nuk e di unë njëherë për njëherë këtu jam nuk e di ku do të shkoj, sepse nuk kam mjete për ta paguar qeranë, si ta paguaj kur nuk kam për të paguar, sedi si do tia bëj” – deklaroi Kryefamiljari, Xhemail Sali.
Ata kanë frig se shumë shpejt do të duhet të dalin sërisht në parkun e Cairit dhe por përdallim nga hera e kaluar ku fati u buzëqeshi dhe arritën të gjejnë strehim për një periudhë kohorë këtë herë do të ngelen në qiell të hapur me dy fëmijët e vegjël njëri 2 muajsh e tjetri 2 vjet. (Rina Turkeshi – Saiti, TVM2)
