Ndërtimet pa leje, Shilegov: Shkupi ka rreth 140 ndërtime pa leje
05.09.2020 18:29
Në Qytetin e Shkupit ka rreth 140 objekte pa leje...

Në Qytetin e Shkupit ka rreth 140 objekte pa leje, tha kreu i qytetit Petre Shilegov. Për rrënimin e objektit afër QT Mavrovasja, ai thotë se, objekti mund të rindërtohet, përkatësisht të ndërtohet kafeneja që ishte më herët.
“Qytetit për fat të keq, nuk ka kompetenca mbi ndërtimet pa leje. Analitika tregon se ka rreth 140 objekte pa leje në tërë territorin e qytetit të Shkupit. Ju bëj thirrje institucioneve ta kryejnë punën e tyre në kuadër të obligimeve të tyre. Ajo që di për qendrën tregtare mavrovasja atje në bodrum është e legalizaur ajo kafene, ndoshta pjesa që u legalizua mund të kthehet në procesin e rindërtimit." – tha Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
