VMRO – DPMNE kërkon nga Qeveria çerdhe falas dhe studim pa participim
VMRO–DPMNE i propozon Qeverisë plan....

VMRO–DPMNE i propozon Qeverisë plan dhe masa për t’ia lehtësuar barën financaire prindërve dhe të rinjve të cilët ndodhen në varfëri.
VMRO–DPMNE propozon që studentët të mos paguajnë participimin për këtë vit dhe me këtë masë përfshihen 20 mijë studentë.
Masa e dytë është ushqimi falas në shkolla për të gjithë nxënësit dhe masa e tretë është për çerdhet, përkatësisht të jenë falas.
“Qeveria duhet të marrë menjëherë një vendim me të cilin do ti lirojë nga participimi të gjithë studentët e rregullt të regjistruar në universitetet shtetërore për vitin akademik 2020/2021, pavarësisht në cilin vit të studimit gjenden. Masa e dytë është një propozim për të marrë një vendim për sigurimin e ushqimit falas në shkolla për të gjithë nxënësit. Кërkojmë kujdes falas për fëmijët në kopshte. I bëjmë thirrje qeverisë, të kapërcejë madhështinë dhe t'i qaset zbatimit urgjent të këtyre masave të propozuara, që do të thotë ndihmë për rreth 100,000 familje në Maqedoni” – tha Stojka Serafimovska nga VMRO- DPMNE.
