Analistët: Koncepti pyetjet e deputetëve i rëndësishëm

02.11.2014 15:27

Seancat parlamentare për pyetje deputetësh, luajnë rol të rëndësishëm në llogaridhënin e funskionarëve qeveritar ndaj opozitës dhe qytetarëve dhe kontroll më i madh ndaj pushtetit.........

Kështu vlerësojnë analistët politik, Albert Musliu dhe Ismet Ramadani të cilët potencojnë se keqpërdorimi i këtyre senacave dhe foltores së Kuvendit për akuza dhe fyerje dëmton konceptin e institucionit parlamentar pyetje të deputetëve.

“Duhet ta sqarojmë se koncepti  pyetje së deputetëve është pikërisht rritja e mundësisë së kontrollit ndaj partive në pushtet ose ndaj qeverisë. Tek ne ka dy defekte në atë koncept i cili është paramenduar mirë si metodë plotësuese i kontrollit të opozitës ndaj qeverisë.//Pika e parë më shumë përdoret për formë kampanje ndaj partive në pushtet nga ana e opozitës, ndërsa nga ana tjetër nga ana e pozitës keqpërdoret kur edhe shumë deputet të pozitës e përdorin konceptin e pyetjes së deputetëve më shumë për ta lavdëruar Qeverinë sesa për ta kontrolluar punën e saj. Nuk kemi ne ndonjë tendencë edhe të deputetëve të partive në pushtet që ta shajnë ose t’i kundërshtojnë veprimet e qeverisë” – tha analisti, Albert Musliu.

Madje, analisti Ismet Ramadani, nënvizon se përveç mos shfrytëzimit në formën e duhur të seancave për pyetje të deputetëve, deputetët shpesh herë e keqpërdorin atë edhe për akuza të cilat nuk mund ti përdorin jashtë foltores pasi mund të fitojnë padi gjyqësore.

“Është interesant se deputetët gjatë argumentimit të pyetjeve zakonisht po merren me denoncime, me kaulifikime të ndryshme dhe në të shumtën e rasteve nuk parashtrojnë pyetje dhe si duket se kjo më nuk është serioze, por si duket ka një taktizim nga deputetët e opozitës, sepse ata e dinë se denoncim i akuzuar në foltore ata e dinë se nuk ka reperkuse gjyqësore dhe po t’i thonë ato denoncime jashtë foltores së Kuvendit atëherë sigurisht se do të gjinden para procedurave gjyqësore dhe për fat të keq, shfrytëzohet foltorja për denoncime, për kualifikime të ndryshme të cilat i tejkalojnë suazat e një kulture politike” – tha analisti, Ismet Ramadani .

Analistët shtojnë se qasja e këtillë gjatë pyetjeve të deputetëve, e dëmton edhe institucionin e pyetjeve por edhe vetë Parlamentin si institucion pasi, deputeti duhet të presë përgjigje nga ministrat apo nga kryeministri dhe atë prëgjigje që e merr, nuk e merr vetëm për vete, por edhe për elektoratin që e përfaqëson. (Mefail Ismaili, TVM2)