Haradinaj, BE të lehtësojë procesin e njohjes së Kosovës

06.09.2020 13:02

Kosova hodhi një hap të madh përpara me marrëveshjen në Uashington....

Kosova hodhi një hap të madh përpara me marrëveshjen në Uashington, me njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit, , thotë Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë dëshmuan lidership botëror dhe konfirmuan interesin strategjik për paqe, prosperitet ekonomik e stabilitet në Kosovë dhe rajon.

Teksa Kosova dhe Serbia e vazhdojnë në Bruksel edhe sot dialogun në nivel ekspertësh, Haradinaj ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta lehtësojë procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet e saj, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.