Botë, mbi 26,6 milionë raste me “Covid-19”

06.09.2020 13:34

Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 875 703 të vdekur në botë....

Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 875 703 të vdekur në botë që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.

Më shumë se 26. 671. 700 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende që prej fillimit të epidemisë, prej të cilëve 17. 496. 300 konsiderohen sot si të shëruar.

Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor për shkak të kapaciteteve të ulëta të depistimit.

Ditën e djeshme 5 693 të vdekur dhe 305 583 raste të reja janë regjistruar në botë. Vendet që kanë regjistruar më shumë të vdekur në bilancet e tyre janë India me 1 089 viktima, SHBA-ja me 998 viktima dhe Brazili me 888 viktima.

SHBA-ja është vendi më i prekur si për nga numri i të vdekurve ashtu dhe i rasteve. Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili, India, Meksika dhe Britania e Madhe.