“Covid-19”, 3 viktima, 92 raste të reja dhe 86 të shëruar

06.09.2020 14:15

Ministra e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit....

Ministra e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 997 teste të kryera 92 persona kanë rezoltuar pozitiv në Kovid-19, ndërkohë që janë shënuar vetëm 3 viktima dhe 86 pacientë të shëruar.

Personat e rinj të infektuar me Kovid-19 vijnë nga Shkupi-17, Kumanova-6, Shtipi gjithashtu 6, Prilep-2, Tetovë-7, Strugë-3, Veles-2, Manastir-3, Ohër-2, Kavadar-1, Gostivar-5, Gjevgjeli-3, Strumicë-2, Kriva Pallankë-1, Koçan-3, Makedonski Brod-2, Pehçevë-3, Berovë-1, Dellçevë-13, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-5 dhe Negotinë-1.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 86 pacientë të shëruar.

Në Shkup-24, Kumanovë-31, Shtip-8, Tetovë-3, Gostivar-8, Probishtip-1, Berovë-6, Vinicë-2 dhe Dellçevë-3. Ndërkohë 3 pacientë që kanë ndërruar jetë janë një nga Gostivari i moshës 41 vjeçe, një nga Dibra 63 vjeç dhe një nga Resnja-35 vjeç.