Ohër,shtrejntohen 20 % apartamentet rreth liqenit
Çmimet e apartamenteve në qendër të Ohrit janë rrit me 20%.....

Çmimet e apartamenteve në qendër të Ohrit janë rrit me 20%, ndërsa pasuritë e patundshme në pjesë tjera të qytetit janë rrit me 10%.
Momentalisht çmimi për metër katror, varësisht vendndodhjes së apartamentit, varion nga 700 deri në 1400 euro. Arsyeja e rritjes së çmimeve është moratoriumi dhe ndërtimi i moderuar që ka kërkuar UNESCO.
Pandemia ka rrit interesin e blerjeve të shtëpive dhe dukeqenë se nuk ndërtohen apartamente të reja, çmimi i atyre ekzistuese po rritet.
“Ohri si qytet dhe Liqeni i Ohrit, të cilët vlerësohen si një trashëgimi natyrore botërore, kanë vlerën më të madhe në nivelin kombëtar dhe më gjerë është bërë edhe më tërheqës për investime në pasuri të patundshme. Ne kemi vazhdimësi në punë por edhe rritje të kërkesave. Të gjithë ata që kanë mundësi vendosin të blejnë pasuri të patundshme në Ohër" – tha Natasha Spaseska Cvetkoska, pronare e agjencionit për pasuri të patundshme.
Apartamentet e vogla si apartamente për fundjavë, momentalisht janë më të kërkuarat por ka rritje të kërkesave edhe për shtëpitë në zonat rurale.
“Më të kërkuara janë apartamentet prej 30/40 metra katrorë në zonën qendrore por edhe në zona të tjera në qytet në varësi të mundësive të blerësve. Kjo periudhë është një trend për rritjen e kërkesës për blerjen e shtëpive në periferi, dmth në zonat rurale. Njerëzit dëshirojnë të kenë një shtëpi ose të ndërtojnë një shtëpi verore në një vend me natyrë të paprekur por të jenë edhe në afërsi të Ohrit” – deklaroi Cvetkoska.
Edhe përkundër pandemisë, interes për pasuri të patundshme në Ohër kanë edhe të huajt. Përveç pënsionistëve nga jashtë të cillët gjithnjë e më shumë viijnë për të kaluar sezonin në Liqenin e Ohrit, interes ka edhe nga të rinjtë të cilët punojnë nga shtëpia.
Interesimi për blerjen e apartamenteve është rrit edhe në Strugë, kryesisht nga mërgimtarët.(Ilmije Zhaku, TVM2)
