Hapja e shkollave, Filipçe: Pak shkolla me prani të nxënesve

06.09.2020 15:52

Shkollat e kryeqytetit nuk do të marrin leje për mësim me prani fizike....

Shkollat e kryeqytetit nuk do të marrin leje për mësim me prani fizike për klasat më të larta. Ky është qëndrimi i Ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe në intervistën e dhënë për “Radion Evropa e Lirë”.

Fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e tretë duhet të jenë fizikisht të pranishëm në shkolla pasi që në shkolla të zbrazëta ka më shumë hapësirë ata të shpërndahen, të zvogëlohen kontaktet mes tyre dhe secila klasë mësimin ta fillojë në kohë të ndryshme me dallim prej 10 deri më 15 minuta.

“Vetëm ata që kanë numër të vogël të nxënesve ,gjegjësisht të ju përgjigjem konkretisht.Nëse një shkollë nga Shkupi do të bëjë përjashtim dhe të aplikojë për leje që të jënë fizikisht të pranishëm nxënësit nga klasa e katërt apo e pestë nga fillimi i tetorit,ne nuk do ta lejojmë atë” – deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Qytetarët, nxënësit duhet të kthehen në shkolla

Ndërkohë qytetarët e anketuar vlersojnë se jo vetëm fëmijët prej klasës së parë deri në klasën e tretë por të gjithë duhet të kyçen në procesin arsimorë me prani fizike.

“Prej tre nipërve njëri do të shkojë në shkollë, ndërsa dy të tjerë jo. Nëse ai infektohet, atëherë ia bartë edhe këtyre të tjerëve në shtëpi. Vlerësoj se është koha kur fëmijet duhet larguar nga kompjuteri dhe duhet fillojnë mësimin në shkollë”.

“Shkollat duhen të hapen për të gjithë, edhe fakultetet. Nuk është e mundur që fëmijët të infektohen vetëm në shkollë, ata gjithandej takohen” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Minstrja e arsimit dhe shkëncës,Milla Carovska,u bëri thirrje komunave dhe drejtorëve të shkollave që deri më 10 shtatorë ti paraqesin  kërkesat e tyre në të cilat do të shpjegojnë nëse ka kushte në shkollat e tyre, për mbarvajtjen e procesit mësimorë me prani fizike. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)