Kopshtet fillojnë me punë të mërkurën, Shahpaska: Personeli i kopshteve është i përgaditur
Nga 9 shtatori kopshtet do të fillojnë me punë me orar të plotë....

Nga 9 shtatori kopshtet do të fillojnë me punë me orar të plotë. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska siguron se janë marrë të gjitha masat për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve.
Protokolli është miratuar që nga 29 maji, kopshtet e posedojnë dhe personeli i tyre është i përgaditur se si të sillet me fëmijët thotë Shahpaska.
“Saktësisht janë të definuara masat se si duhet të sillet personeli i angazhuar me fëmijët në kuptimin e masave preventive para se t’i veshin fëmijët, në çfarë mënyre t’i dezinfektojnë fëmijët, se si të mbahet distanca midis fëmijëve, pastrimi para se t’i mbështjellin fëmijët dhedhe pas, dezinfektimi i duarve dhe të gjitha sendeve që janë në kontakt me fëmijët” – tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.
Kopshtet posedojnë udhëzimet e nevojshme edhe nëse shfaqet ndonjë fëmijë me simtoma për Covid19. Algoritmi në mënyrë precize i sqaron hapat se si do të duhet të sillen të punësuarit në kopshte nëse paraqitet ndonjë rast i tillë thotë Shahpaska.
“Në algoritëm janë sqaruar saktësisht hapat nëse paraqitet fëmijë i dyshimtë me simtoma, izolohet bashkë me kujdestarin në hapsirë të veçantë për të mos i rrezikuar të tjerët, pastaj kopshti ka person të angazhuar që t’i paraqitet prindit dhe qendrës epidemiologjike, më pas fëmija dërgohet në kontrollë dhe testohet dhe nëse dëshmohet se fëmija është poizitiv ndërmerren masa plotësuese që janë detyrë e shërbimeve epidemiologjike” – u shpreh Shahpaska.
Sipas masave të përcaktuara me prototokoll Shahpaska sqaron se fëmijët në kopshte do të jenë të ndarë në grupe. Nga 0-2 vjeç do të jenë me nga gjashtë në grup ndërsa nga 3-6 vjeç me nga 15 në grup dhe nuk do të ketë përzierje të grupeve qoftë edhe jashtë. Gjithashtu edhe kujdestarët e tyre nuk do të kenë kontakte midis tyre siguron Shahpaska. (Naim Ramadani, TVM2)
