Reformat në gjyqësor, Maksuti: Ligje ka, mungon vullneti politik
Mungesa e vullnetit politik është fajtore për stërzgjatjen e procesit.....

Mungesa e vullnetit politik është fajtore për stërzgjatjen e procesit të reformimit dhe pastrimit të gjyqësorit. Kështu vlerson profesori univrsitar Mersim Maksuti, sipas të cilit ligjet në vendin tonë nuk janë problem, pasi që në 90% të rasteve ato janë të harmonizuara me BE-në.
Duke marrë parasysh përpjekjet e mëhershme për pastrim të gjyqësorit, Maksuti thotë se do të duhet të shqyrtohet edhe modeli me të cilit do të realizoeht ky proces.
“Ne si vend kemi bërë reforma në gjyqësi në kuptimin e legjislacionit kemi nxjerr ligje dhe ligje të mira, të cilat kanë qenë të sugjeruara të harmonizuara me BE-në, por këtu mungon vullneti politik për zbatimin e ligjeve konkret në praktik” - tha profesori universitar, Mersim Maksuti.
Maksuti: Reforma urgjente, të kthehet besimi në gjyqësor
Maksuti thotë se është koha e fundit që qeveria e Zaevit të merret seriozisht me reformat në gjyqësor.
“Kjo është koha e fundit që në mënyrën më serioze dhe më të shpejtë dhe urgjente t’u hyjë reformave të gjyqësisë sepse funksionimi i shtetit juridik, kthimi i sundimit të së drejtës kthimi i besimit të institucionit të këtij vendi varet në radh të parë nga gjyqësori dhe nga të gjitha organet e drejtësisë” – u shpreh Maksuti.
Sipas Maksutit reformat janë të pashmangshme nëse Maqedonia synon të bëhet pjesë e familjes evropiane, ndërsa pikërisht reformat në sistemin gjyqësor do të përcaktojnë dhe dinamikën e hapërimit të Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE. (Sanije Duraku, TVM2)
