NBA: Disfatë e katërt nga poaq ndeshje për Lejkersat

02.11.2014 15:32

Los Anxhellos Lejkersat përjetuan edhe disfatën e katërt në poaq ndeshje deri më tani, duke humbur kësaj rradhe edhe nga Golldën Stejti, bindshëm me 127:104.........

Vendasit, përparsinë më të madhe e krijuan në periudhën e fundit të sfidës, atëherë kur shkëlqeu Klay Thompson, I cili e mbylli takimin me rekord të karierës së tij, 41 pikë të shënuara. Ai, kishte ndihmë edhe nga ylli tjetër I voriorsave, Stephen Curry, që në fitore kontriboi me 31 poen e dhjetë asiste.  

Çikago, edhe pa ndihmën e Derick Rose arriti të fitoj në parket nikoqir te Minesota, me shifra të ngushta prej 105:104. Bullsat, një kohë kishin epërsi edhe prej 15 pikësh, por në fund, deri te fitorja erdhën fal pikëve të Butler, të shënuara nga vija e gjuajteve të lira. Butler, njëherësh ishte më efikasi te bullsat, me 24 pikë të shënuara.

Nga sfidat tjera, vlen të ceket fitorja e re e Majamit, e korrur kundër Filadelfisë si dhe triumfi i Hjustonit ndaj Bostonit. (Mustafa Ademi, TVM2)