VMRO-DPMNE: Gjyqësori në vend është shkatërruar

06.09.2020 17:20

VMRO-DPMNE ka akuzuar se sistemi gjyqësor në vend....

VMRO-DPMNE ka akuzuar se sistemi gjyqësor në vend është shkatërruar dhe se Zoran Zaev dhe partiakët e tij që drejtojnë gjyqësorin në vend që të sjellin drejtësi, po zbatojë padrejtësi për qytetarët.

Sipas tyre në rastin aksidentit në trafik afër një restoranti me pasojë vdekje drjtësia nuk është zbatuar.

“Deri kur nuk do të zbatohet drejtësia në Maqedoni, dhe padrejtësia do të zbatohhet? Kërkojmë një rishikim të plotë të aktvendimit të gjykatës për këtë aksident trafiku me pasoja fatale. Auditimi është më e pakta që mund të bëhet në këtë moment dhe të sjellë drejtësinë në dritë, dhe familja e pikëlluar thjesht mund të marrë disi drejtësi në anën e saj. Megjithëse ato kanë një humbje të madhe. Një mosfunksionim i instancave gjyqësore dhe institucioneve nuk është parë deri më tani” – tha Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.

LSDM: Prioriteti i Qeverisë së re është pastrimi i Gjyqësorit

Nga ana tjetër LSDM nëpërmjet një komunikate me shkrim thonë se prioriteti i qeverisë së re është pastrimi i gjyqësorit, me një kontroll të plotë të pasurisë dhe gjendjes materiale të secilit gjyqtar dhe prokuror.

“Gjyqtarët dhe prokurorët kanë për detyrë të zbatojnë sundimin e së drejtës ku ligji është i barabartë për të gjithë, dhe gjyqësori duhet të pastrohet në mënyrë që të mundet i ndershmi të ndjekë penalisht të gjithë ata që kanë shkelur ligjin.Gjyqtarët që vjetërsojnë lëndët do të shkarkohen me automatizëm. Do të rishikohen  5% të të gjitha vendimeve gjyqësore në 5 vitet e fundit sipas rastësisë. Do të vijojë zgjidhja e të gjitha çështjeve të hapura nga Prokuroria Speciale Publike” thuhet në kumtesën e LSDM-së. (Naim Ramadani, TVM2)