Anëtarësimi i RMV-së në NATO, Shekerinska: Realizuam qëllimin 30-vjeçar

06.09.2020 17:47

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska gjatë ngjitjes në malin Bistra....

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska gjatë ngjitjes në malin Bistra sot theksoi se motoja e turës malore është “Ne jemi NATO’ dhe është dëshmi se asgjë s’është e paarritshme dhe dhe se nëse je i përgatitur dhe i vendosur mund ta arrish qëllimin.

Ministrja për të shënuar pavarësinë e Maqedonisë së Veriut më 8 shtator, organizoi turë malore ku krahas ministres ishin edhe përfaqësues të korit diplomatik, Komanda e SEEBRIG dhe atashetë e akredituara në vend.

Shekerinska theksoi se këtë vit për herë të parë festohet pavarësia si anëtar i NATO-s. Ministrja foli edhe për përfitimet nga anëtarësimi në NATO.