Aksion anti-drogë, policia prangos 5 persona

06.09.2020 18:52

Policia prangos pesë persona të një grupi kriminal....

Policia  prangos pesë persona të një grupi kriminal për furnizim dhe distribuim të kokainës në më shumë lokacione në Shkup dhe në vendet e tjera. Zëdhënësi i policisë Toni Angellovski deklaroi se policia ka privuar nga liria tre persona nga Haraçina pjesëtar të një familje dhe dy nga Negotina.

Grupi kriminel, pas furnizimit me lëndët narkotike, në shtëpinë e tyre ka bërë paketimin e kokainës për shitje.

“Gjatë realizimit të hetimit të krimit, janë siguruar dëshmi materiale dje janë dokumentuar shitblerje paraprake të kokainës dhe veprime të tjera. Pas një plani të përgatitur dhe pas urdhrit të Gjykatësit më 05.09.2020 janë ndërmarrë masa të shumta operative-teknike dhe aktivitete dhe të pesë personat janë privuar nga liria, ndërsa janë bërë edhe bastisje ku janë gjetur lëndë lidhur me hetimin” – tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Pesë personat sot do të nxirren para gjykatësit.