Kosovë, shtatë të vdekur dhe 92 raste të reja me “Covid-19”

06.09.2020 19:12

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në Kosovë....

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 7 viktima dhe 92 raste të reja me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive, me shifrat e fundit, ka arritur në 14.119 raste. IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.546.

Numri i rasteve aktive është 3.010. Komiteti për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë, pas vlerësimit që i është bërë situatës epidemiologjike me COVID-19, ka bërë të ditur se edhe përkundër një rënie të lehtë të numrit të rasteve me koronavirus, masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 do të mbesin në fuqi.