Analizat: Uji në Haraçinë i ndotur
Analizat e Institutit për Shëndet Publik tregojnë se uji në komunat rreth Shkupit është tepër i ndotur dhe nuk I plotëson standardet e ujit të pijshëm. Gjendja më alarmante është në Komunën e Haraçinës.........

Analizat e ujit nga çezmat publike të lidhura me ujësjellësin, kanë rezultuar se uji në Haraçinë është mjaft i ndotur dhe me bakterien e rrezikëshme Esheria koli, Eterokoke etj. Kjo sasi e ndotjes së ujit është e shkallës së lartë dhe e bënë ujit jo të pishëm thotë, Gjyltene Zendeli nga sektori për sigurinë e ujit.
“Nga rezultatet mund të konstatojmë se posaqërishtë jan të kontaminuara me bakterie koliforme, ceshmet publike në të gjitha vendëbanimet që përfëshin komuna e Harcinës edhe atë mund të vërehet se ka bakterie të familjes koliforme EsheriaColi, Enterocoke që do të thotë se uji ka të bëjë më kontaminim ose apo ndotje me prejardhje fekale” – tha Dr.Gjyltene Zendeli nga Sektori për sigurinë e ujit.
Doktor Orhan Islami, shpejgon se uji I ndotur është njëri ndër faktorët kryesorë prej të cilit paraqiten smundjet e ndryshme kronike.
“Kryesisht janë infeksionet të cilat përhapen përmes kontaminimit të ujit të pishëm. Si zakonishtë smundjet të cilat paraqiten më së shumti jan si sombonella, diareja, hepatitis jan ndër më të zakonëshmet të cilat e kontaminojnë ujin. Infeksionet të cilat përfëshijnë njerëzit jan të përhapura nëpërmjet bakterieve dhe paraziteve, sigurishte që të arrijë uji duhet të jetë I ndotur në një sasi që këto elemente jan në gjendje të kalojnë në organizmin e njeriut duhet të jenë në sasi më të lartë se sa që duhet që të arrijë ta mposhtë imunitetin tone” – tha Dr.Orhan Islami.
Bakteria Escherichiacoli, prodhon nje helm të fuqishem që zhvillohet në zorrë dhe prej aty përms mukozës, kalon në gjak dhe godet veshkat, duke shkatuar nje komplikim shume serioz. Pasoja me e keqe është bllokimi i veshkave që con në nevojën për dialize.
Kategoria më e ndjeshme jan fëmijët sepse ato preken më shpejt sesa të rriturit. Nga Instituti për Shëndet Publik apelojn qytetarët të mos e përdorin këtë ujë aq më pak për pije, si dhe ftojnë organet përkatëse të ndërmarrin masa sepse bëhët fjalë për shëndetin dhe jetën e e çdo qytetari. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
