Botë

Irani goditet nga një tërmet 5,1 ballë

07.09.2020 09:32

Të paktën dhjetë persona janë lënduar në një tërmet me fuqi 5,1 ballë në provincën Golestan në Iranin verior....

Qendra Sizmologjike e Universitetit të Teheranit tha në një deklaratë se tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në rrethin Ramiyan të provincës Golestan, u regjistrua në ora 02:04 sipas kohës lokale.
 
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 9 kilometrash.
 
Agjencia Studentore Iraniane të Lajmeve (ISNA) citoi Organizatën për Shpëtim dhe Ndihmë “Gjysmëhëna e Kuqe” të ketë thënë se “Disa prona dhe ndërtesa janë dëmtuar në Ramiyan” dhe se dhjetë persona janë lënduar.
 
Siç raportohet, në rajon janë duke vazhduar punimet e kërkim-shpëtimit./Top Channel