Botë
Takimi i nivelit të lartë Kosovë-Serbi, pas Shtëpisë së Bardhë, bisedime në Bruksel
07.09.2020 10:39
Vetëm pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjeve në Shtëpinë e Bardhë, në prani të Presidentit Donald Trump...

Vetëm pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjeve në Shtëpinë e Bardhë, në prani të Presidentit Donald Trump, bisedimet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë vijojnë sot në Bruksel.
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe emisari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, do të takohen sot me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, takimi do të trajtojë rregullimet e komunitetit jo-shumicë dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare dhe pronave.
Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka bërë të ditur nga Brukseli, se ka përafrim të qëndrimeve të palës serbe dhe asaj kosovare për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë rinisi në Bruksel më 16 korrik. Në takimet e zhvilluara së fundi, është diskutuar për të zhvendosurit, të pagjeturit dhe bashkëpunimin ekonomik.
